Pas shpalljes se lojtarit më të mirë të Ligës së Kampionëve, që ishte Lionel Messi, UEFA ka shpallur edhe golin më të mirë për këtë javë
Është goli i Mauro Icardit që e shënoi kundër Tottenham në minutën e 85’të, gol që barazoi rezultatin e kësaj ndeshje.
Pas këtij goli, Inter rikthehet në lojë duke shënuar golin e fitores me anë të Vicinos.
Inter është në grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV’në.
Fitorja kundër Tottenham është një fitore që i bën favorit Interin për ta kaluar grupin pasi që është rivali i saj direkt për vendin e dytë.
Barcelona synon që ta kalojë grupin si e para dhe është favorit për ta bërë këtë