Fotografitë e dasmës së Alex Coulson dhe Sarah Page tregojnë një dasmë përrallore dimërore në Finlandë.
Dasma e Alex Coulson dhe Sarah Page ishte me të vërtetë një dasmë përrallore, e cila në kombinim me borën në Finlandë doli të jetë diçka mahnitëse – dhe ata kanë fotografi për ta dëshmuar këtë.
Çifti u martua më 1 dhjetor të vitit të kaluar, dhe në dasmën e tyre ishte i ftuar vetëm një person – fotografi.
E gjitha filloi me një ceremoni shumë intime në një objekt prej qelqi. Dhe më pas, ata realizuan fotografi të ndryshme nëpër vende të ndryshme – dhe rezultatet janë mahnitëse.
Ata bënë një shëtitje me qenë haski, vizituan fshatin më të afërt të Santa-së dhe hëngrën darkën tradicionale ‘Leppish’.
Shikoni dasmën përrallore të tyre përmes fotografive të shfaqura më poshtë.