Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si propozues i autorizuar i referendumit, nuk do të përcaktojë përfaqësues të vet për ta ndjekur punën e organeve zgjedhore të referendumit, edhe pse ka të drejtë për atë.

Për këtë vendim, siç ishte dakordësuar në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, me shkresë do të njoftohet kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski.

Në shkresën, siç kumtoi MIA, ceket se Trupi koordinues parlamentar për referendumin ka konstatuar se nuk ekziston sistem adekuat i selektimit të numrit të nevojshëm të përfaqësuesve, duke pasur, me atë rast, parasysh se tashmë ka akredituar numër të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendorë. Njëherit, Trupi koordinues konsideron se organet zgjedhore (80 komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhorë në RM dhe ajshtë vendit) në mënyër profesionale do t’i përmbushin kompetencat e veta lidhur me referendumin e ardhshëm, duke pasur parasysh atë që organet zgjedhore përbëhen nga persona të punësuar në administratë, ndërsa Kuvendi i RM-së ka besim të plotë në ta.

Pas referendumit të 30 shtatorit, mbledhjen e parë plenare Kuvendi pritet ta ketë nga mesi i tetorit, përderisa mbledhje të komisoneve do të ektë në ditët para mbajtejes së mbledhejs.