Në pajtim me dispozitat ligjore, si dhe Rregulloren për përgatitje, organizim dhe zbatim të referendumit në nivel shtetëror, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është bartësi i vetëm i propagandës publike për Referendimin 2018, përkatësisht i kohës së caktuar nga ana e radiodifuzerëve për Propagandën publike për referendumin, dhe vepron sipas rregullave ligjore dhe sipas rregullave të sjellura nga ana e Trupit koordinues të Kuvendit, informojnë nga shtëpia ligjdhënëse.

“Në pajtim me Vendimin e Komisionit shtetëror zgjedhor, hapësira e paraparë mediale për propagandë ka të bëjë me propozuesin e autorizuar, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Kuvendi.

Trupi koordinues, shtojnë, përcakton media-plan të përgjithshëm për propagandë publike, me përcaktim të kohëzgjatjes së prezantimit medial, në pajtim me prëfaqësimin proporcional të deputetëve në Kuvend të cilët janë deklaruar pozitivisht për pjesëmarrje në propagandën publike, dhe është në korelacion 59 për qind Për dhe 41 për qind Kundër.

“Propaganda publike zhvillohet përmes prezantimit medial në radiodifuzerët nacional dhe lokal dhe përmes gazetave ditore. Më saktë, mediumet të cilët parashtruan çmimore në Komisionin shtetëror zgjedhor në afatin e paraparë nga ana e KSHZ-së. Me ta janë lidhur kontrata dhe drejt tyre, në baza ditore, nga ana e Trupit koordinues parashtrohen media-planet, sipas përqindjes së qëndrimeve të shprehura të grupeve të deputetëve dhe të deputetëve të cilët nuk janë të organizuar në grupe deputetësh”, saktësojnë nga Kuvendi.

Loading...