Shumë qytetarë në vendin tonë jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Kushtet e vështira detyrojnë njerëzit të bëjnë edhe atë që s’mund të paramendohet, shkruan Indeksonline.

Kështu një i moshuar pa kulm mbi kokë, strehën e vetme e ka gjetur nën qiell.

Në këtë fotografi që prek emocionet, mund të shihni se si ai shtrirë në një dyshek, po fle nën dritën e hënës në rrugët e Pejës, saktësisht fare pranë Fakultetit të Biznesit në këtë qytet.