Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi e përmend shpesh si histori të lavdishme të tij procesin negociator të Rambujesë që çoi në bombardime të NATO’s ndaj caqeve serbe pasi pala serbe kishte refuzuar të nënshkruaj marrëveshje.

Në kështjellën franceze në afërsi të Parisit, pala kosovare kishte shkuar e fragmentuar. Atje kishin shkuar delegacioni i LDK’së, të cilit I printe Presidenti Rugova, pjesa e UÇK ‘së dhe disa parti tjera, më e njohura ishte ajo e Rexhep Qosjes.

Siç dihet me consensus delegacioni kosovar ishte përcaktuar për Hashim Thaçin si kryesues të delegacionit, pasi Ibrahim Rugova kishte pranuar ta “lirojë” këtë pozicionin për krahun e luftës.

Por, si ia doli Hashim Thaçi të imponohet si njeriu kryesor nga krahu i luftës kur atje e kishin shoqëruar Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Xhavit Halit etj.

Sipas Ramush Haradinajt, ishte pikërisht ai, pra komandanti I Zonës së Dukagjinit, që e kishte mbështetur Thacin.

Ai gjatë një interviste në Opinion të TV Klan ka thënë se në atë kohë ka pasë fare pak raporte me Thaçin.

“Unë e kam propozu si kryesisë të delegacionit tonë në Rambuje, por e kam njoftë shumë pak” ka thënë ai.

“ (Thaçi), ishte nga këta të rinjtë, nuk kishte përgjegjësi direkte, nuk ishte komandant i një zone edhe ata kishin mundësi me udhëtu me dalë, ne ishim ma ndryshe” ka thënë Haradinaj.