Albin Kurti, lideri i VV’së duke marshuar bashkë me mijëra protestues në sheshin e Prishtinës, për Televizionin 7 ka komentuar vizitën e Presidentit Hashim Thaçit te Liqeni i Ujmanit.
Kurti gjatë marshit në shesh, ka thënë se gjesti i Hashim Thaçit, që ka vizituar Liqenin e Ujmanit, mund të ketë pasoja tragjike.

“Gjest dëshpërues i një personi të vetmuar. Sot, populli është në shesh të Republikës, për ta mbrojtur Republikën. Gjestet e tij janë komike, por mund të ketë pasoja tragjike”, ka thënë Kurti për Televizionin 7.

Ai ka thënë se Thaçi i bën gjërat kokë në vete, për ta shpëtuar kokën e vet.

Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Gazeta Express në vazhdimësi ju njofton për zhvillimet e sotme në vend, ndërsa Televizioni 7 transmeton live emisionin special gjatë gjithë ditës.