Dalja e qytetarëve në referendumin e sotëm deri në orën 15 është 22,56 për qind nga 334.075 qytetarët e  regjistruar në Listën Zgjedhore, kumtoi kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.

Dita po zhvillohet në atmosferë të njëjtë si edhe deri më tani dhe dëshiroj të falënderoj qytetarët për atmosferën demokratike, tha Derkovski në pres-konferencë.

Pjesa më e madhe e ankesave për të cilat kishin vendosur në KSHZ ishin për qytetarë të cilët për shkaqe të ndryshme nuk janë në Listën Zgjedhore.