Në referendumin e sotëm deri në orën 18:30 minuta kanë dalë të votojnë 34,09 për qind nga gjithsej të regjistruarit në Listën Zgjedhore, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.
Këto janë të dhëna nga 84,33 për qind e Komisioneve Komunale Zgjedhore.
Votimi në referendumin e sotëm përfundoi në orën 19.00. U votua në 3.478 vendvotime në 80 komuna.