Kryetari i parlamentit të Republikës së Maqedonise, Talat Xhaferi thotë se 83 për qind e qytetarëve të vendit janë “për” Bashkimin Evropian (BE), pret kjo të reflektohet edhe në referendum.

“Duke parë këtë përqindje shpresojë që kjo të reflektojë edhe në ditën e referendumit dhe ai të jetë pozitiv. Është momenti më i duhur dhe i mundshëm për euro-integrime, ne nuk i obligojmë qytetarët, por u bëjmë thirrje të dalin në referendum dhe të përcaktohen pozitivisht”, tha Xhaferi në emisionin “200” në Alsat-M.

Rezultatet do të jenë sipas asaj që do të dalin qytetarët dhe si do të shprehen, por konformë këtyre rezultateve pastaj do të veprojnë institucionet, tha më tej kryeparlamentari Xhaferi.