Tri javë pasi që lojtari i Arsenalit e akuzoi Federatën e Futbollit te Gjermanisë për racizëm, mesfushori i Madridit ka përsëritur qëndrimet e tij për këtë gjë

Toni Kroos edhe njëherë ka refuzuar akuzat e Mesut Ozilit për racizëm kundër Federatës se Futbollit te Gjermanisë (DFB), duke insistuar se Kombëtarja e ka provuar më vite që është një “rol model për të gjithë shoqërinë”.

“Mendoj që kjo situatë dhe citate të Ozil nuk kanë të bëjnë asgjë me futbollin gjerman”, ka thënë Kroos për gazetarët në konferencë për shtyp.

“Respektivisht, për vite ne kemi treguar se është e kundërta e kësaj që është thënë. Ky ishte një rast individual, një special në të cilin unë kam shpreh opinionin tim vite më parë. Me theks të veçantë akuzat për racizëm dhe presidentin, janë pakuptim për mendimin tim”.