Trajneri i Bayern Munihut, Nico Kovaç, ka mohuar faktin se skuadra e tij e ka fituar që tani titullin në Bundesligë, teksa bavarezët po përgatiten për ndeshjen e së mërkurës kundër Augsburg. Bayern vjen në këtë sfidë, pasi ka fituar katër ndeshje radhazi, duke e nisur kampionatin në mënyrë perfekte, por trajneri këmbëngul se statistikat nuk sjellin asgjë. “Jemi shumë kënaqur për mënyrën si e kemi nisur sezonin, por herët a vonë do të humbasim  ndonjë pikë. Shumë vetë na shohim si më të fortët, por kjo nuk na bën që të jemi të pakujdesshëm. Rekordet nuk më interesojnë aspak. Më vjen shumë mirë që i nisëm mirë ndeshjet e kampionatit”, tha Kovaç.