Në ditët e fundit të vendimit më të rëndësishëm të historisë së pavarësisë së Maqedonisë, Hristijan Mickoski tenton të sulmojë të ardhmen e Maqedonisë, ka reaguar LSDM, përmes deputetit të saj, Kostadin Kostadinov dhe koalicionit “PËR” Maqedoni Evropiane.

“Në paraqitjen e djeshme, Mickoski tentoi të kontestojë të gjitha ndodhitë me rëndësi të historisë së re që Maqedonisë i sollën paqe dhe stabilitet. Vallë Mickoski konsideron se në vitet turbulente të 90-ta nuk duhej të hyjmë në KB? A thua sipas Mickoskit në 2001 nuk duhej të nënshkruhet Marrëveshja korrnizë dhe nuk duhej të ndalet konflikti i armatosur? A thua Mickoskit i pengon mbështetja e fuqishme që Maqedonia e merr nga e gjithë bota? Po shihet se Mickoski nuk dëshiron Maqedonia të ketë sukses. Mickoski mund të jetë edhe më radikal, mund të hedh dru e gurrë ndaj të ardhmes së Maqedonisë, por për fat nuk është Mickoski ai që vendos”, ka thënë Kostadinov.

Sipas tij, vendosin shumica e përcaktuar fuqishëm për të ardhmen në BE dhe NATO dhe qytetarët të cilën do të dalin dhe të votojnë më 30 shtator