Ejup Berisha

Republika e Kosoves dalngadal si duket po e merr liberaliziimin e vizave te BE-se dhe kjo pas shpalljes se pavarsise me 17 shkurt te vitit 2018 duhet te jete gjithaahtu nje e arritur e madhe per shqiptaret e Kosoves.Pasiqe sot Parlamenti Europjan i ka dhene drite jeshile nje vendimi te tille.Por kjo eshte me shume e arritur e popullit shqiptar te Kosoves sesa e politikaneve te tyre te cilet kane deshtuar ne cdo aktivitet te formesimit dhe perforcimit te shtetesise se Kosoves. Pra duhet theksuar dhe duhet dhene nje mirnjohje politikaneve te Kosoves per faktin se keta nuk kane deshtuar vetem ne aktivitetet e mbajtjes se Kosoves larg nga rrjedhat pozitive integruese nderkombetare qe do te kishin impakt pozitiv mbi integrimin e shtetit ne organizatat me te rendesishme sic jane NATO, Bashkimi Europjan dhe OKB. Keto organizata shume qarte kane thene se kush dhe si mund te behet anetare e tyre, pra ato kane thene se ne to nuk ka vend per shtete me politike te keqe dhe politikan te kriminalizuar dhe te korruptuar.Dhe meqe lejimi dhe funkcionimi i krimit te organizuar dhe korrupcioni nuk jane kritere baze me te cilat do te sigurohet liberalizimi i vizave per qytetaret e Kosoves ateher politikanet e ketij shteti nuk kane baze dhe arsye qe te levdrohen dhe ti marrin levdratat dhe meritat mbi vete per pergjigjen pozitive te institucioneve europjane per procesin e gjate dhe te mundimshem per liberalizimin e vizave.Tani qytetaret e Kosoves ata qe e duan me se shumti shtetin dhe popullin duhet te insistojne me ngulm qe te distancohen nga politikat destruktive te politikaneve te papergjegjshem dhe te pandergjegjshem kosovar dhe te kerkojne ndryshime kadrovike dhe reforma sistemore ne Kosove me qellim qe shteti i tyre te pergaditet qe te antarsohet ne Bashkimin Europjan.E jo keta ti kapin valigjet dne me shpejtesine me te madhe te shperngulen nga Republika e Kosoves sepse askujt nuk i duhet nje shtet pa qytetare. Pra Kosove dhe qytetare te Kosoves urime Liberalizimin e vizave dhe le te jete kjo nje mundesi qe ta zhvilloni dhe perparoni shtetin si dhe vetveten flas ne aspekt kolektiv e jo qe me te madhe ta braktisni Kosoven dhe vatrat e tuaja stergjyshore veprime me te cilat do ta rrezikoni jo vetemse procesin e liberalizimit te vizave por edhe te ardhmen integruese Europjane te Republikes se Kosoves.

Loading...