Salla e sportit në Saraj tek Shkolla Fillore ‘Dituria’, do të mbaj emrin e sportistit të madh me karierë të begatë në karate Enver Idrizi.

Në mbështetje të Referendumit komuna e Sarajit, ka organizuar një event kulturore me Shoqëritë Kulturore Artistike, këngëtaren nga kjo anë Kanita Suma, organizata joqeveritare dhe sportistët e të gjitha sporteve.

Kryetari i komunës i cili ishte nikoqiri kryesor i këtij eventi, Blerim Bexheti, tha se vendimi që kjo sallë të emërtohet me emrin e kampionit të madh Enver Idrizi, është një vlerë evropiane dhe dëshmon përcaktimin startegjik të shqiptarëve për antarsim në NATO dhe BE.

Ai tha se këtij momenti historik më 30 shtator t’i përgjigjemi pozitivisht, pa dallime partiake, politike, kombtare dhe fetare me një PO, pasi që nga kjo do të mvaret perspektiva jonë si shoqëri.Bexheti, tha se komuna e Sarajit ka resurset shoqërore si SHKA, klubet e footbollit, klubet e mundjes dhe shume talent sportist e artistë dhe kjo është një begati për ne, duke shtuar se në të ardhmen do të rrisë mjetet për aktyvitet e tyre.

Komuna e Sarajit, me këtë rast ju ndau mirënjohje të gjith sportisteve nga komuna e Sarajit.