Kompanitë startap të Maqedonisë do të mund t’i prezantojnë idetë e tyre para industrisë gjermane. Idetë e tyre në Shkup do t’i prezantojnë para drejtorit kryesor operativ të “Betahaus”, ndërsa ndihmë dhe mbështetje mentoriale për përpilimin e idesë së vet do t’u mundësojë Fondacioni prof. dr. Dimitar Stamboliev dhe Qendra për Transfer të Teknologjive dhe Inovacioneve – INOFEIT, përmes programit „BETAPITCH“.

Dhjetë deri në dymbëdhjetë kompanitë e zgjedhura, të cilat do të jenë pjesë e mentorimit, q[ do të mbahet më 6 dhe 7 tetor, në ambientet e INOFEIT të fakultetit për Elektroteknikë dhe Teknologjive Informatike.

Startapi më i mirë do të ketë udhëtim falas të BETAPITCH Global & Investors Day  më 15 nëntor të vitit 2018 në Berlin, Gjermania, ku do t mund ta prezantojnë idenë vet – produkt para industrisë gjermane dhe të ndërtojnë marrëdhënie afariste me skautë startap nga të gjitha kompanitë multinacionale gjermane.

Kompanitë startap, me idetë e tyre, mund të aplikojnë në https://www.betapitch.net/skopje/ më së voni deri më 1 tetor.