Pritjet e gjata me orë të tëra në vendkalimin kufitar Tabanoc në drejtim të Preshevës, kanë shkaktuar revoltë te qytetarët të cilët po lëvizin në këtë drejtim.

Disa qytetarë thanë për tv Shenja se kolona e automjeteve ka arritur deri në 2 kilometra, ndërsa u duhen orë të tëra për të kaluar në anën tjetër të kufirit.