Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq edhe njëherë ka pushtuar rrjetet sociale në tërë regjionin.

Kësaj radhe ajo shihet duke ia rregulluar flokët gazetares së televizionit kroat.

Grabar Kitaroviq duke u bërë gati për një lidhje direkte në televizionin shtetëror kroat nga Neë York-u i ka dalë në ndihmë gazetares duke tentuar t’ia rregullojë flokët .

Në videon e cila nuk është transmetuar direkt në programin e televizionit kroat, por në Tëitter shihet se me të vërtete presidentja është përkujdesur për dukjen e gazetares.

Komentet në këto pamje për presidentet janë të gjitha pozitive duke e vlerësuar gjestin e të parës së shtetit kroat dhe duke e quajtur atë “mbretëreshë”.