Kështu ka shkruar sot analisti i goal.com, Chris Wheatley në një analizë të tij për këtë portal

Sipas tij, transferimi i verës nga Sampdoria ende nuk ka startuar nga fillimi për Gunners por mund ti ndihmojë në defensive mesfushorit të Zvicrës nëse ata janë bashkë në fushë.

Mandati i Unai Emery si trajner i Arsenalit është i thjesht: të gjej sistemin më të mirë për lojtarët dhe ti vendos në fushë, dhe ti nxit ata të fitojnë ndeshje në Premier Ligë dhe Europa Ligë. Pas një kampanjë të mirë parasezonale dhe katër ndeshjeve, spanjolli tashmë do të këtë për bazë edhe partneritete specifike – por vetëm kjo është një formulë e pa testuar që pritet të shihet në ndeshjet e radhës.

Granit Xhaka ka qenë i kritikuar që nga koha kur ka ardhur në Londrën Veriore dy sezone më parë. Dobësitë dhe aftësitë e tij mbrojtëse janë komentuar disa herë për shkak të disa gabimeve të rënda dhe gabimeve në pasime që kanë shkaktuar pësime të golit.

Xhaka ishte mesfushorë tipik kur u transferua nga Arsene Wenger, por më vonë francezi e bëri atë mesfushorë defansivë, “një plejmejker para mbrojtjes”.

Megjithatë, konfuzioni për pozitën më të mirë të Xhakes tani mund të harrohet. Ish kapiteni i Borussia Monchengladbach ka bërë më se shumti pasime në fazën e tretë të sulmit se çdo lojtarë tjetër në Premier Ligë sezonin e kaluar. Ai është vetëshpallur si një “numër 10 fallco” që arrin të pasojë edhe larg tek bashkëlojtarët e tij në fushë.

Në anën tjetër, ai po ashtu është lojtari që ka humbur ndërhyrjet në tërë skuadrën e Arsenalit sezonin e kaluar. Kështu që nuk është vështirë që të gjendet pozita e Xhakës.

Gjatë lojës Xhaka ka edhe disavantazhët e tij, Emery ka një lojtar në dispozicion të tij i cili mund të kompensoi gabimet e mesfushorit kosovar.

Lucas Torreira ju bashkua Topxhinjëve pas një kampanje tepër impresive në Botëror me Uruguain dhe raportët nga ajo e cila është parë në paraqitjet dhe statistikat në Sampdoria, ai mund të jetë mburoja e Arsenalit në vitet në vazhdim.

Edhe pse ai ende nuk ka startuar qëkurse ka ardhur për 30 milionë euro në Emirates Stadium, Torreira duket se është adaptuar dhe ka dhënë shkëndijat e para – sidomos në fitoren e fundit te Arsenalit kundër Cardiffit në Wales.

“Ai (Torreira) ja doli shumë mirë në Botëror”,  tha ish mesfushori i Arsenalit Gilberto për Goal. “Nëse e shikoni mënyrën se si ai luan, ai e bën ndeshjen shumë të thjesht. Ai i bën gjërat e lehta për vetveten në mesfushë. Ai e mbron topin dhe katërshen mbrojtëse dhe i mbështet me topa lojtarët para, ai përpiqet që të gjej vendin më të mirë për të pasuar. Ka instikt mbrojtës që është shumë natyral”.

“Para se të arrinte, asnjë nga lojtarët e tjerë nuk ishin të atillë që mund të luanin si duhet para mbrojtjes. Është punë e vështirë, jo të gjithë e dëshirojnë këtë punë”.

Paraqitja 20 minutëshe e Torreira në kryeqytetin e Walesit para pushimit ndërkombëtarë e zë atë me tri ndërhyrje, tri rimarrje të topit dhe rekord 100 për qind në saktësi të pasimeve. Përkushtimi i tij, instikti mbrojtës natyral nuk e limiton atë vetëm në mbrojtje, por edhe në pasime me një prekje.

Është mirë të theksojmë që Emery po ashtu ka në skuadër

Matteo Guendouzi, Ainsley Maitland-Niles dhe Mohamed Elneny që janë zgjedhje të tij tjera. Këto çifte me gjasë do të paraqiten më shumë në Europa Ligë dhe në kupat vendore për momentin, por 19 vjeçari Guendouzi është një garues për vend me Xhakën në 11 startuese.

Formacioni i rregullt i Arsenalit vazhdon të mbetet 4-2-3-1 edhe në kohën e Emery, edhe pse ai duket se ndryshon sipas ndeshjeve. Kundër Cardiffit, vendimi që Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang të luajnë në sulm tregon që Emery do të bëj ndryshime specifike, varësisht prej kundërshtarëve të tij. Megjithatë, është zonë qendrore e mesfushës që ende mbetet më e rëndësishmja.

Tetë gola të pranuar në katër ndeshje tregon që mbrojtja është zona ku Gunners duhet të gjejnë zgjidhje dhe të përmirësohet dhe derisa paraqitja e Xhakës në Botëror tregoi se ai ka aftësi që të jetë një mesfushor kreative në mesfushë por i duhet partner që t’i mbron hapësirat pranë tij.

Derisa ai kërkon përmirësim në disa aspekte defansive, nuk ka dyshim që vendosja e Torreiras në këtë rol në St James Park kundër Newcastle të shtunën do të tregojë atë pjesën e munguar në mesfushë që është ka i mungon Arsenalit pothuajse një dekadë.

Loading...