Ish-mbrojtësi i Manchester Utd he kombëtares angleze, Geri Nevill, sugjeroj skuadrën e Liverpoolit të heq dorë nga Champions League nëse ata duan të fitojnë Premier Ligën. Madje Nevill solli rastin e Leicesterit dhe Chelseat, që kur e kanë fituar kampionatin, nuk kanë qenë të angazhuar në Champions.

Megjithatë Klopp e quan këtë një deklaratë gazmore. “ Si mund të funksionojë kjo ? Ne nuk luajmë në Champions League apo çfarë ? Geri duhet të vijë këtu dhe të më shpjegojë si funskionon kjo. Unë nuk dua të jem shumë kritik, por të ulur në një zyrë dhe të flasë për futbollin është krejtësisht e ndryshme me të qenët trajner. Le të jetë i sinqertë”, përfundoi Klopp, i cili nuk i ka pritur aspak mirë këto deklarata.