Paris Hilton ka qenë gjithmonë një inovatore përsa i përket vendosjes së trendeve, kështu që ne jemi të sigurt që ajo do ta marrë si kompliment që vetë Kim Kardashian ka kopjuar stilin e saj më të fundit.

Ajo gjithashtu nuk lë asnjë punë në gjysmë, kjo është edhe një nga arsyet pse bukuroshja flokëverdhë ka pozuar krejtësisht e zhveshur duke u mbuluar me petale trëndafili të kuq për postimin e saj më të fundit në mediat sociale.

Duke ndarë një seri fotosh në Instagramin e saj, 37 vjeçarja e cila në fakt nuk duket më shumë se 21, i tregon ndjekësve të saj “shkrepjet” më të bukura nga xhirimi i saj fotografik i vjetshëm me fotografin Brendan Forbes.

Në imazhet pabesueshmërisht te nxhehta, shikohet një Paris Hilton e shtrirë në një shtrat me petale trëndafili, ku disa petale i mbulojnë pjesët e saj intime.

Paris Hilton gjithashtu ka shkruar se fotot e shkrepura vjet ishin një nga më të preferuarat e saj.

Por, duket se nuk është vetëm ajo që mendon kështu.

Reagimet e 9.6  milionë ndjekësve në Instagramin e saj ishin gjithashtu shumë pozitive, ku shumica vinin  në dukje sensualitenin dhe bukurinë e saj.

Por, kishte dhe nga ata të cilët thonin se mikja e saj e ngushtë, Kim Kardashian i kishte vjedhur asaj pamjen “ikon” pasi kjo e fundit kishte postuar një foto ku dukej e rrethuar nga lule rozë, vetëm një ditë para se Paris Hilton të postonte fotot e saj.

 

View this post on Instagram

Love these photos I shot last year with the incredibly talented @BrendanForbes. 🔥 #iconic 👑

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on