Babai i sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Merick është zyrtarizuar si njëri nga dy trajnerët e panterave të Gabonit

Sulmuesi i Gabonit Pierre-Emerick Aubameyang pritet që të punoi nën urdhërat e babait të tij në Kombëtare, Francois, pasi që ky i fundit është emëruar trajner i Kombëtares të enjten.

Aubameyang Snr (53), së bashku më ish sulmuesin e Pantherave, Daniel Cousin, pritet të udhëheq skuadrën afrikane pas largim të trajnerit spanjoll, Jose Antonio Camacho.

Francols Amegasse, i cili si Aubameyang Snr dhe Cousin ishin më parë kapitena të Pantherave, është emëruar si trajner kryesor i Kombëtares.

“Duke parë urgjencën dhe situatën e tanishme, ne kemi vendosur që Pantherat e Gabonit në një grup të trajnerëve me njerëz që e njohin mirë futbollin gabonez”, tha kryetari i Federatës së Gabonit për Fegafoot.

“Kështu, ne kemi zgjedhur trajner të Kombëtares Pierre François Aubameyang dhe Daniel Cousin, derisa Francois Amegasse do të jenë si menaxher gjeneral”.