Mospërfillja e kërkesave të protestuesve dhe këshillit kundër bixhozit, ka nxitur përsëri reagimin e tyre. Ata më herët kanë kërkuar që kazinot me Ligjin e ri të jenë tre kilometra larg objekteve arsimore. Sipas tyre, propozim Ligji është i mirë, por duhet të përfshijë edhe ndryshime të tjera.

Duke pasur parasysh situatën në të cilën jemi në Tetovë, ne, jemi të bindur por edhe ju bëjmë thirrje, pavarësisht se jemi takuar me ta, llogarisim se patjetër duhet marrë parasysh kërkesat tona sa iu përket distancave dhe institucioneve. Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona dhe të qytetarëve ne po përgatitemi për protestat e ardhshme”- u shpreh Xhemal Abdiu, këshilli kundër bixhozit.

Propozim ligji, po ashtu nuk ka përfillura objektet fetare dhe largësinë e hapjes së kazinove nga objektet fetare, e cila ishte edhe një nga kërkesat e banorëve dhe të teologëve.

Është obligative që edhe objektet fetare të jenë pjesë e këtij Ligji, sepse xhamitë frekuentohen prej fëmijëve, të rinjve, të moshuarve. Analizoni, fëmijë i moshës 10-12 vjeçare do të dalë prej xhamisë dhe përballë ta ketë një kazino si do të ndikojë kjo tek psikologjia e fëmijës. Pra Ligji duhet të parashohë edhe objektet fetare dhe të konsultohet me institucionet fetare”- pohoi Shafi Ajdini, teolog.

Ndërkohë banorët janë decid në kërkesën e tyre. Jo vetëm 500 metra larg objekteve shkollore, por duhet larguar tërësisht kazinotë nga qyteti.

Jo që duhet të hiqen nga brendia por aspak nuk duhet të ketë kazino. Por ja që iu shkon për shtati atyre që përfitojnë nga to”.

Duhet të largohen sa më shpejtë prej lokacioneve brenda qytetit duhet të dislokohen diku në periferi sepse dita ditës kemi më shumë kazino nëpër qytet”.

Duhet të vendosin qytetarët për këtë, kazinotë t`i largojnë të gjitha me radhë”.

Në propozim Ligj, risia e vetme është ajo e ndarjes së buxhetit prej 30-50 për qind nga fitimi i kazinove, për programë rehabilitimi, për personat që kanë krijuar varësi nga kazinotë që parasheh neni 1 dhe 16 i propozim Ligjit për lojërat e fatit.

Propozim-ligji për lojërat e fatit

Neni 1

Shuma e mjeteve që parasheh Alineja 5 e këtij neni përcaktohet me shumë e cila nuk duhet të jetë më e vogël se 30 për qind dhe jo më e lartë se 50 për qind nga shumë e realizuar e përgjithshme e organizimit të lojërave të veçanta të fatit.

Neni i 16

Mjetet e përfituara nga të gjitha mënyrat e organizimit të lojërave të fatit dhe argëtuese, shfrytëzohen për financimin e organizatave nacionale të invalidëve, shoqatave të tyre dhe asociacionit të tyre, shoqatave për luftë të dhunës në familje dhe kryqin e kuq të Maqedonisë.

 

Në propozim Ligjin e ri janë paraparë po ashtu edhe leje të ndërlidhura që përcaktojnë largësinë dhe të cilat duhet të merret nga komuna dhe Ministria e Financave.

Nëse arrihet në kohë të bëhen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kazinotë, i njëjti do të hyj në fuqi nga janari i vitit 2019, Menjëherë pas janarit të 2019, afër dhjetë kazino do të duhet të dislokohen. /Alsat-M/