Një gjyqtar është kërcënuar nga dy qytetarë për shkak të detyrës në lidhje me një cështje pronësie që ai po gjykonte.

Policia e Korcës thotë se gjyqtari në Gjykatën e Rrethit të Korcës, 54-vjecari me inicialet B.Sh, ka bërë kallëzim se “për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.

Sipas policisë, dy të kallëzuarit janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.