Loris Karius ka treguar se qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, asnjëherë nuk i ka kërkuar falje atij për goditjen me bërryl gjatë finales së Ligës së Kampionëve në fillim të këtij viti.

Portieri gjerman ishte në fokus të ballinave nëpër mediat botërore pas asaj ndeshjeje, e cila i kushtoi Liverpoolit me humbje 3-1 falë gabimeve të tij amatore, edhe pse më vonë të kuqtë u ankuan se Karius kishte pësuar tronditje të shkaktuar nga një goditje e mbrojtësit spanjoll në të, transmeton Gazeta Express.

Karius, megjithatë, dështoi ta rifitojë besimin e Jurgen Kloppit dhe në verë iu bashkua Besiktasit si lojtar i huazuar, në përpjekje për ta rindërtuar karrierën e tij.

I pyetur nëse Ramosi i ka kërkuar falje, 32-vjeçari tha për Bild: “Jo. Nuk mendoj se ai e ka numrin tim. Ai është lojtarë i ashpër, por nuk kam asgjë kundër tij.”

“Nuk e di nëse e bëri me qëllim, por nuk ka rëndësi kjo. Vetëm një person e di këtë, dhe ai është Sergio Ramos. Kur u rrëzova mendova me vete: ‘Çfarë po ndodh?’”, shtoi ai