Jorge Lorenzo po përfiton nga pauza në Moto GP pas Çmimit të madh të San Marinos, për të shijuar pushimet në plazhet e Formenteras.

Piloti spanjoll është pikasur në shoqërinë e një vajzë të re shumë të bukur. Mesa duket ai është në një lidhje me bukuroshen spanjolle.

Jorge dhe femra misterioze janë fotografuar në det, ku kanë kaluar pjesën më të madhe të ditës.

Paparacët nuk kanë mundur ta zbulojnë identitetin e bukuroshes. Por janë të sigurt se ajo ka zënë vendin e Nuria Tomas në zemrën e kampioni të Moto GP.