Procesi negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk ka ndryshuar, nuk është as më i vështirë e as  më i ashpër, vetëm jemi më shumë të gatshëm të ndihmojmë të arrini  në bazë të leksioneve të mësuara deri tani  të cilat janë bazat e të gjitha shoqërive demokratike, porositi drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociata Inkuadruese dhe Politikë Fqinjësore Genoveva Ruis Kalavera në hapjen e  konferencës “Përvojat  në negociatat inkuadruese – si duhet dhe si nuk duhet” në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Kalavera u bëri thirrje të gjithëve që janë të përfshirë në procesin negociues t’i shfrytëzojnë të gjitha veglat të cilat u qëndrojnë në dispozicion për negociata më të mira për anëtarësim dhe përparim në rrugën drejt BE-së.

“Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është i qartë – marrëveshja me Greqinë është historike dhe i hap mundësitë për prosperitet dhe stabilitet të vendit dhe rajonit. Më 30 shtator keni mundësi të jashtëzakonshme të vendosni dhe projektoni të ardhmen e vendit”, porositi Kalavera.

Theksoi se janë parashtruar rrugë të qarta për ta vënë vendin në rrugën euroatlantike, fillim të negociatave me NATO-n dhe negociata për anëtarësim në BE në vitin 2019.

“Në skrining procesin do ta shohim çdo politikë që të caktojmë sa dhe si është i gatshëm vendi. Kjo nuk është vetëm detyre teknike, por ka ndikim konkret të jetës së çdo qytetari. Do të ndjekim se cila është cilësia e ajrit, ujit dhe ushqimi, sistemi arsimor, si dhe ekonomia e vendit”, tha Kalavera.

Reformat në gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, zbulimi dhe administrata, theksoi ajo, nuk janë të kënaqshme për dëshirat e Brukselit, por për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Kalinka Gaber porositi se Maqedonia është e gatshme për inkuadrim në fazën e ardhshme të shumëpritur në integrimet e BE-së, përkatësisht  janë  përshkruar konturet në procesin negociues dhe fillimi i skrining procesit në Bruksel javën e ardhshme.