Serenatat e dashurisë marrin gjithmonë vëmendje të madhe, sidomos ato të Korçës. Ndodh që edhe në botë të dedikohen serenata në vende publike dhe këtë gjë e ka bërë Justin Bieber në Londër.

Këngëtari ka surprizuar fansat kur i bëri serenatë të dashurës së tij, Hailey Baldwin jashtë Pallatit Buckingham.

Ylli i popit kishte një kitarë në dorë dhe performoi versionet akustike të “Cold Water”, “MO” dhe “Fast Car”.

Modelja Hailey ishte e rrethuar nga fansat e Justin dhe e filmoi momentin. Çifti ishte në Londër për një sfilatë mode ku do të merrte pjesë Hailey.

Javën e kaluar, pati spekulime se ata janë martuar në fshehtësi. Në një postim në Twitter që e fshiu më vonë, Hailey shkruajti: “E kuptoj se si vijnë thashethemet, por nuk jam martuar ende!”

Në Shqipëri, qyteti i Korçës është i njohur për serenatat e dashurisë që performohen në evente të ndryshme