Tashmë ka filluar marshimi i protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Marshimi i protestuesve nga Biblioteka Kombëtare është drejtuar drejt sheshit “Skënderbeu”, ku do të ndalen para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në duart e protestuesve nuk shihet që të ketë ndonjë flamur të Kosovës, por të Shqipërisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.