Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev sot realizoi takim me qytetarët në Komunën Rankovce.

“Takohemi me qytetarët dhe bisedojmë në lidhje me temën më aktuale, e ajo është marrëveshja për ndryshim të emrit kushtetues, ndryshim të identitetit, ndryshim të gjuhës së neve maqedonasve”, tha Janushev.

Ne si parti, shtoi ai, besojmë në popullin, që më 30 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë dinë të vendosin dhe para së gjithash, si të veprojnë në ditën e votimit, thuhet në kumtesën e Qendrës për Komunikime të VMRO-DPMNE-së.

Me rastin e festës krishtere Shën Mëria, sekretari i përgjithshëm Janushev e vizitoi Kishën “Shën Mëria”.