Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev , sot pasdite realizoi takime me qytetarët e komunave Rankovce dhe Kriva Pallankë, ku, siç tha, bisedoi me ta për pasojat е dëmshme të marrëveshjes të cilën Zoran Zaev e nënshkroi me Greqinë.
Sipas tij, pyetja e referendumit është e paqartë, manipuluese dhe udhëheqëse.
“Në fillim qytetarët nuk e kishin të qartë pyetjen dhe ishin në hamendje, por jo vetëm ne, si bartës të funksioneve në VMRO-DPMNE, por e gjithë anëtarësia jonë është vazhdimisht në mesin e qytetarëve dhe ata e dinë se si duhet të veprojnë më 30 shtator. Mbesim në qëndrimin zyrtar të partisë, kjo është çështje mbipartiake, më e madhe se çdo subjekt politik. Populli maqedonas është shumë i zgjuar, mjaftë  i mençur dhe i vetëdijshëm që të dijë se si duhet të veprojë më 30 shtator”, shtoi Janushev.