Deri në një shtator të këtij viti janë paguar 99 për qind e subvencioneve të vitit të kaluar apo janë realizuar gjithsej 6,8 miliardë denarë, kumtoi sot drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski.

Në takimin me gazetarët në Agjenci, Babovski informoi se rreth 80 për qind është realizimi i buxhetit për tre llojet e mbështetjes në bujqësi: pagesat e drejtpërdrejta (subvencionet), mbështetja e zhvillimit rural dhe për peshkatari dhe akuakulturë.

Sipas drejtorit, më së shumti mjetet janë shpërndarë për kopshtari, ndërsa më pak për prodhimin organik.

Бабовски

“Nga viti 2006 e deri më tani nuk ka analizë për atë çfarë është ndërruar me dhënien e subvencioneve në bujqësi”, theksoi drejtori, duke u përgjigjur në pyetjet.

Babovski përmendi se dukshëm është rritur edhe realizimi i mjeteve IPARD 2. Në thirrjen e parë publike nga Programi IPARD 2 janë dorëzuar 1.680 aplikime dhe tani për tani janë nënshkruar 800 marrëveshje, por pritet ky numër të arrijë 900.

Loading...