Prej shumë ditësh në mediat rozë flitet për një martesë të mundshme të këngëtarit Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin.

Këto thashetheme morën fund pasi veta modelja deklaroi :’ E di se nga kush vijnë këto informacione, por nuk jam martuar’.

Mirëpo  xhaxhai i modeles, Alec Baldwin ka treguar se e vërteta është ndryshe.

“Ata ikën dhe u martuan, nuk e di marrëveshjen e tyre”, – ka treguar ai për mediat në tapetin e kuq të ‘Emmy Awards’.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se e ka takuar Justin vetëm njëherë dhe se me Haileyn komunikojnë shpesh me mesazhe nëpërmjet celularit.