Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Ishujve Faroe. Ajo me këtë rast ka uruar të gjithë që loja e parë që bëri edhe inaugurimin e stadiumit “Fadil Vokrri” u përmbyll me fitore, emocione e gëzime.

Ajo është arsyetuar se nga emocionet që kishte sot ka gabuar duke thënë në rrjete sociale se Kosova ka luajtur ndaj Azerbajxhanit. Sipas saj, kjo ka pak rëndësi.

“Loja e parë e Kosovës që inauguroi stadiumin e të madhit Fadil Vokrri u përmbyll me fitore, emocione e gëzim. Djemtë sonte na bënë shumë krenarë. Urime fitorja, Kosovë!  PS Ndoshta na falet që nga emocionet harruam se kundër kujt luajti Kosova. Pak kishte rëndësi sonte”, ka shkruar Jahjaga në Instagram.

Ndryshe, Jahjaga në vend të Ishujve Faroe kishte shkruar se po e ndjek ndeshjen e Kosovës kundër Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.