Është emëruar regjisori i ri i flimi tjetër të James Bond dhe ai është Cary Joji Fukunag.

Ai do të zëvëndësojë Danny Boyle, që u largua pasi u fajësua për “dallime krijuese”.

Producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli vlerësuan “shkathtësinë dhe inovacionin” e Fukunagas.

Ai kohët e fundit ka drejtuar komedinë e Netflix, Maniac, me aktorët që shkëlqyen Emma Stone dhe Jonah Hill, dhe si edhe ka qenë regjisor i një sezoni të True Detective.

Puna e Fukunaga në serinë e dramës së krimit të HBO fitoi një Emmy në vitin 2014.

Ai gjithashtu ishte regjizor i “Beasts of No Nation” të 2015, me aktor Idris Elba.

Porducentët e Bond shtuan se Fukunaga zgjedhje e shkëlqyer dhe se ishin të kënaqur që do punojnë me të.

David Mackenzie, Yann Demange dhe Joe Ëright ishin midis emrave që do merrnin karrigen e regjisorit, ndaj Fukunaga është zgjedhje e papritur.

Xhirimet do të fillojnë në Pinewood Studios më 4 mars dhe filmi do të dalë më 14 shkurt 2020.