Ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Michael Leigh, thotë se ndryshimi i kufijve në Ballkan nxit vetëm tensione. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë rrugën deri te marrëveshja mes tyre, ndërsa thotë se shteti serb duhet ta pranojë ekzistencën e Kosovës si shtet.

Sipas Leigh, shtetet në Ballkan asnjëherë nuk mund të rehatohen dhe të jenë të gjitha të kënaqura me kufij, prandaj ata nuk duhet të lëvizin, pasi nuk sjellin paqe në këtë rajon.

“Potencialisht ndryshimet e kufijve në Ballkan nuk kanë fund dhe asnjë rregullim i tyre nuk do të konsiderohej definitiv nga të gjithë”, ka thënë Leigh, transmeton Gazeta Express.

“Ne jetojmë në shoqëri multietnike në Evropë, të udhëhequr nga princimet e bashkëpunimit dhe pranimit. Krijimi i i grupeve etnikisht homogjene nuk duket rruga e duhur për kalohen problemet nga shtetet e Ballkanit”, ka shtuar ai.

Leigh thotë se palët duhet vetë ta caktojnë rrugën drejt marrëveshjes.

“Serbia duhet ta kuptojë qenësinë e shtetit e Kosovës, si shtet i pavarur, i njohur nga shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të dyja palët duhet bëjnë më shumë në një administratë efektive, luftimin e korrupsionit, dhe ta promovojnë pranimin e njëra-tjetres, duke pranuar segmente të ndryshme në shoqëritë e tyre”.

Loading...