Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi beson që Juventus dhe Napoli do të jenë në betejë për Skudeto përsëri – ato janë skuadra të mëdha me dy trajner të shkëlqyeshëm”
Biancocelesti është përballur me të dyja skuadrat në fillim të sezonit duke humbur në Romë kundër Napolit dhe kundër Juventusit në Torino.
“Pasi që janë përballur me ta, unë mendoj që ata do të luajnë të njëjtin rol si sezonin e kaluar”, ka pranuar Inzaghi për Rai Radio.
“Ata janë dy skuadra të mëdha më dy trajner të mrekullueshëm, si Allegri dhe Ancelotti. Ata do të jenë protagonistët, Napoli ka skuadër të mirë madje ata janë një hap para neve nëse Juventus shkëputet me ne”.
“Nuk mendoj që starti ishte më i lehti, por ne kemi pasur disa ndeshje të vështira si kundër Napolit dhe Juventusit, madje nëse ne e shikojmë më mirë kemi mundur të jemi më të mirë kundër këtyre dy skuadrave”.
“Ne kishim edhe një ndeshje të mirë kundër Frosinones dhe i uroj djemtë për ndeshjen. Këto janë ndeshje që duhet ti fitoni por nuk janë të lehta”, ka thënë ai.