Në Beograd sot ka qëndruar nënkryetari i Indisë Venkaiah Naidu.

Ai është takuar edhe me kryetarin e Serbisë.

Aleksandar Vuçiq, pas takimit e ka falënderuar atë për “vendimin qartë të këtij vendi që ta përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen që do t’i ofrojë Beogradit në forumet ndërkombëtare”.

India s’e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dha Serbia vazhdon gjithnjë ta mendojë Kosovën në përbërje të vet.