Ashtu siç u paralajmëruar dhe nga lëvizjet e fundit, Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e koalicionit me PDIU. Ka qenë vet kryetari i PD-së Lulzim Basha që ka pohuar këtë lajm.

Pak pas takimit me kryetarin e PDIU, Basha në një deklaratë për mediat i uroi mirëseardhje në aleancë Shpëtim Idrizit.

“Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU”, -tha Basha.