Mauro Icardi ka pranuar se ai ka “pritur për kohë të gjatë” për debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, derisa Interi e pret në San Siro Tottenhamin

“Me kujtohet ndeshja e ime e parë me fanellë të Interit dhe ky është një debutim tjetër. Kemi pritur shumë gjatë për këtë ndeshje dhe shpresoi në fitore”, tha sulmuesi për Inter TV.

“Në fund të ditës, është një skuadër që luan dhe jo Icardi kundër Harry Kane. Ne shpresojmë që të kemi një ndeshje të madhe dhe ne kemi nevojë për të pas këtij fillimi në Serie A, për ta kthyer momentumin ka ana e jonë”.

“Ndihem i relaksuar. Ne jemi mësuar pasi që kemi tifozët pas neve, por është një ndeshje speciale për ta kështu që ne shpresojmë që ti bëjmë ata të lumtur”.