Zyra e jashtme për çështje krimi në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër L.A. (27) nga fshati Zajaz, Kërçovë, për shkak të dyshimeve të bazuara që ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave nga sfera e sigurisë”.

Më datë 04.09.2018 në fshatin Zajaz, Kërçovë, i pandehuri ka drejtuar kërcënime ndaj zyrtarëve policorë, e pastaj ka sulmuar njërin polic, i cili ka kryer veprime zyrtare lidhur me një ngjarje të denoncuar në shtëpinë e tij, njoftoi MPB.