I gjendur pas hekurave, një burrë i moshës 82-vjeçare, pedofil, ka deklaruar teksa ka dalë në gjykatë, se vajzave të vogla, të cilat ishin viktima të tij, u pëlqenin aktet seksuale.

Peter Brian Ashford, nga South Auckland u dënua me 12 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Manukau.

Dhjetë viktima të moshës 8 deri në 13 vjeç u abuzuan seksualisht nga i moshuari gjatë një periudhe prej 5 dekadash.

Identiteti i vajzave nuk bëhet i ditur, por të gjitha e njihnin pedofilin.

Ashford ishte rreth 30 vjeç në vitin 1960 kur filloi të futej në shtratin e një 8-vjeçareje dhe e përdhunoi disa herë. Vetë nën e vajzës nuk i besonte të voglës për fjalët që ajo thoshte, ndaj pedofili ia hodhi paq si fillim.

Viktima e tij e dytë ishte 13 vjeç dhe ai e përdhunoi në vitet ’80. Për më shumë se një dekadë Ashford përdhunoi një grup vajzash nga mosha 8-13 vjeç.

Shpesh vajzat detyroheshin të shikonin përdhunimin e vajzave të tjera, por kishte raste kur pedofili mori 5 prej tyre në të njëjtën kohë dhe i përdhunoi një e nga një.

Ashford u deklarua fajtor për 27 akuza lidhur me përdhunime dhe tentativa për përdhunime, sulme seksuale dhe sulme të pahijshme ndaj vajzave të moshës ndërmjet 8 dhe 13 vjeç.