Një grua është larguar nga shtëpia e saj në Tiranë. Ngjarja duket ‘e zakonshme’, por çudia e saj ka të bëjë me faktin, se denoncimi nga bashkëshorti, është bërë pas dy muajsh.

Nga ana e saj, Polica e Tiranës, bën të ditur se po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 20. 09. 2018, shtetasi L. B., vjeç 21, banues në Tiranë, kallëzon se, para 2 muajve i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia A. B., (H.), vjeçe 20, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.