Para një muaji gazetarja e njohur Anila Basha humbi babain, pas katër vitesh luftë me kancerin.

Sot për herë të parë gazetarja ka folur për humbjen e babit.

E ftuar në emisionin “Rudina” Anila ka treguar amanetin e fundit të babait të saj.

“Kërkoi që gurin mos ta ketë të rëndë, prandaj ne kemi vendosur që varrin t’ia mbushim me lule. Babi nuk do të ketë një varr të rëndë, një varr monumental. Varri i babit do jetë i mbushur vetëm me lule, ashtu si ai e kërkoi”, tha gazetarja.

Image