Për vetëm katër muaj ju mund t’i hidhni ilaçet tuaja për tension të gjakut në mbeturina.

Një studim i bërë nga Shoqata Amerikane për Zemër tregon se sa rëndësi ka mënyra e jetesës në përmirësimin e shëndetit në zemër.

Studimi ka përfshirë 129 gra dhe burra me mbipeshë, për të parë se si dieta e kombinuar me ushtrime do të ndikojë në tensionin e gjakut me një grup kontrolli për 16 javë, njofton Klan Kosova.

Më shumë se gjysma e tyre ishin kandidatë potencial për të marrë barna, por të cilët në atë kohë nuk ishin duke i përdorur ato.

Ndryshimi i dietës së bashku me këshillat nutriciste bënë që këta persona të humbin 8.5 kilogram dhe të reduktojnë presionin e lartë në gjak për 16 mm sistolik dhe 10 mm diastolik.

“Përfundimi ishte se miratimi i këtyre mënyrave për jetesë rezultuan që shumica e tyre të mos kenë më nevojë të përdorin ilaqe për tensionin e lartë të gjakut”, ka thënë Dr. Alan Hinderliter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Personat e përfshirë në këtë studim kanë qenë mes moshës 40-80 vjeçare.