Kryeministri Edi Rama e konsideron një “lojë” të Lulzim Bashës propozimin e këtij të fundit për një vetting në politikë. Ai thekson se kjo bëhet për të krijuar turbëllirë.

“Kjo është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë, ndërkohë që vettingun që po pastron pallatin e drejtësisë nuk e duan. Historitë e tyre nuk ndodhnin as në kohën e Enver Hoxhës: pse i fole atij në rrugë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se këtë çështje do ta çojë në Komisionin e Venecias

“Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë. Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo që hedh Luli një gur në lumë dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”, u shpreh kryeministri.

Gjatë intervistës në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Rama tha se institucionet që do të hetojnë politikanët janë vetëm SPAK dhe BKH.

“Vetting për politikanët është nëse je apo jo i pastër, të tjerat janë çështje e organeve të drejtësisë. Nëse duam të transparencë për politikanët duhet të gjejmë një mekanizëm. Një pakicë që thotë o bëje siç dua unë, ose nuk bëhet do të thotë që nuk e duan. SPAK dhe BKH janë institucionet që do të hetojnë politikanët, të tjerat shërbejnë për këta si thashetheme. Që të thonë Rama është i lidhur me krimin” perfundoi kreu i qeverise.

Fillimisht Rama e mbeshteti propozimin e kreut demokrat per vetting te politikaneve, por tashme ka dale hapur kunder tij.