21 lojtarët e ftuar të Maurizio Sarrit për ndeshjen e së enjtes në Europa Ligë nuk përfshinë Eden Hazardin, David Luizin dhe Mateo Kovacicin.

Eden Hazardi nuk është ftuar në skuadrën e Chelsea për ndeshjen e parë në Europa Ligë kundër PAOK.

Maurizio Sarri ka treguar se ai mund të pushojë pasi që shënoi një het trik të bukur kundër Cardiffit në ndeshjen e Premier Ligës të shtunën.

“Mendoj se Hazard ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në Europë, por tani kam ndryshuar mendje sepse ai është më i miri”, tha ai për gazetarët.

“Mendoj se Hazard mund të përmirësohet edhe më shumë. Mendoj që ai mund të shpenzon më pak energji në 50 apo 60 metrat para goli. Por, ai duhet të pushojë për ndeshje të Premier Ligës”