Kujt do ja merrte mendja se një fëmijë do të sillte vërdallë policinë  e Yorkshire në Britani.

Pasi kishin marrë njoftimin se një makinë Golf ishte vjedhur në Shipley, West Yorkshire, policia është vënë në ndjekje të automjetit.

Policia e ndoqi të miturin për 8 kilometra deri në Bringley, por u habitën nga drejtuesi i automjetit. Ai ishte një 13 vjeçar.  Si pasojë e shpejtësisë makina u përplas me një bordurë ku fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua.

Policia në një njoftim në Twitter njoftoi se arrestoi shoferin e makinës si dhe pasagjerin 7-vjeçar që e ishte i pranishëm me të miturin.