Komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, edhe njëherë i ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të përcaktohen për të ardhmen e tyre evropiane duke votuar Për në referendumin e 30 shtatorit.
“Në botë ka pasur shumë konflikte të gjata, por ky është një shembull i rrallë i zgjedhjes së konfliktit të tillë nëse ka vullnet të mirë. Për këtë shkak Bashkësia Ndërkombëtare e vlerëson marrëveshjen”, ka thënë Hahn në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev.
Pasi që disa herë e përdori shkurtesën IRJM, Han tha se ajo nuk i pëlqen atij dhe nëse ka ndonjë kërkesë, është ajo që së shpejti të mund t’i drejtohet vendit me emrin republika e Maqedonisë së Veriut.
“Por për këtë ju do të vendosni”, tha Hahn.
Ai foli edhe për procesin e skriningut që duhet të filloj javën e ardhshme në Bruksel. /SHENJA/