Antoine Griezmann e ka pranuar se vendimi më i vështirë në karrierën e tij ka qenë momenti kur e ka refuzuar kalimin në Barcelonë këtë verë.

Për sulmuesin francez u flit bujshëm në verë se do të kalonte në “Camp Nou” për rreth 100 milionë euro, por ai e njoftoi qëndrimin në Atletico Madrid përmes një dokumentari të shkurtër të transmetuar në televizionin spanjoll në qershor, transmeton Gazeta Express.

Griezmann i shënoi 19 gola në 32 ndeshje në ligë sezonin e kaluar, para se të shënonte katër herë në shtatë ndeshje në Kupën e Botës duke i ndihmuar Francës ta fitoi Botërorin për herë të dytë në histori të saj.

27-vjeçari ka folur hapur për ndikimin që vendimi ka pasur në jetën e tij dhe interesimin që Atletico tregoi për mirëqenien e tij gjatë periudhës emocionale nëpër të cilën po kalonte ai.

“Siç kam thënë, më dhuruan dashuri”, tha ai për Telefoot.

“Të gjithë donin të dinin si po kaloja. Ishte vendimi më i vështirë në karrierën time. E zgjova gruan në 3 të mëngjesit për të folur për këtë”, tregoi ai